E bujshme/ Ish-lojtari i Barcelonës sherr për një grua, i thyen hundën këngëtarit të njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2018 | 15:41

E bujshme/ Ish-lojtari i Barcelonës sherr për një grua, i thyen hundën këngëtarit të njohur

Arda Turan është kthyer në objektin e fjalës për mediat turke. Ish-lojtari i Barcelonës së fundmi është bërë pjesë e një ngjarje aspak të mirë për një futbollist. Sipas asaj që bëjnë me dije mediat turke, lojtari ka qenë duke u argëtuar në një “party” dhe atje ka ngacmuar një vajzë.

Arda-Turan-Barca-470x470

Në fakt ajo ishte gruaja e këngëtarit të njohur turk, Barkey. Ky i fundit e ka bërë Turanin dhe ka kërkuar që të sqarohen jashtë lokalit për këtë problem. Më pas në nerva e sipër futbollisti e ka qëlluar me grusht në fytyrë këngëtarin duke bërë që ky i fundit t’i nënshtrohet një operacioni të hundës në spital.

4g_16_9_1539176615-770x434

Më pas lojtari ka shkuar më vonë në spital ku thuhet se ai ka qenë i pajisur me armë, por i ka kërkuar falje këngëtarit duke i thënë: “Më fal nuk e dija që ishte gruaja e tij, më vrit, më vjen shumë keq.” Ndërsa në profilin e tij në “Instagram” lojtari ka sqaruar çështjen dhe ka mohuar të ketë qenë i pajisur me armë si dhe tregon se motiv nuk ka qenë gruaja e këngëtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"