E bujshme/ Inter dhe PSG në ndjekje të mesfushorit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2017 | 10:40

E bujshme/ Inter dhe PSG në ndjekje të mesfushorit shqiptar

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi, i cili përfaqëson ngjyrat e kombëtares maqedonase është duke kaluar një formë të shkëlqyer në kampionatin spanjoll me skuadrën e Levantes. 22-vjeçari së fundmi ka zgjuar interesin e dy klubeve prestigjoze të Europës, si Interi dhe PSG.

Hyka dhe Bardhi

Drejtuesit e zikaltërve, ishin prezent në stadium për ta ndjekur nga afër shqiptarin në ndeshjen ndaj Getafes. Ka qënë vetë Bardhi që në prononcim për  “DigiSport” e ka konfirmuar lajmin, megjithatë ai tregon se pëlqen më shumë Premier Ligën.

bardhi

“Tani jam i përqendruar maksimalisht te Levante. Kam dëgjuar që Interi dhe PSG janë interesuar për mua, por kjo nuk është e rëndësishme në këtë moment, nuk jemi në fazën e merkatos.

Inter-PSG

 

Patjetër, janë lajme interesante, por mendoj vetëm për Levanten. Më pëlqen shumë Premier League dhe mendoj se mund të luaj në secilin nga 5 kampionatet më të fortë në Europë. Më e rëndësishme tani është të ndihmoj skuadrën”, u shpreh 22-vjeçari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"