E bujshme/ Insinje drejt Milanit, menaxheri zbarkon në selinë e “Djallit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 23:26


E bujshme/ Insinje drejt Milanit, menaxheri zbarkon në selinë e “Djallit”

Lorenco Insinje mund ta shikojmë me fanellën e Milanit për sezonin e ardhshëm. Lajmi i bujshëm vjen nga “Gazzetta dello Sport”, ku thuhet se agjenti i sulmuesit italian, Viçenzo Pisakane, ka qenë ditën e sotme në zyrat e Milanit.

Insinje

Insinjes i skadon kontrata me Napolin sezonin tjetër dhe është planifikuar një takim me presidentin De Laurentis në fund të këtij sezoni, ku do të flitet pikërisht për rinovimin e kontratës. Megjithatë vizita e agjentit të lojtarit në selinë e Milanit, ka bërë që në Itali të qarkullojnë zëra për një kalim të mundshëm të lojtarit te kuqezinjtë në merkaton e verës.

Te Milani kanë filluar të mendojnë që tani për sezonin e ardhshëm, dhe gjithçka mund të fillojë me afrimin e Insinjes, i cili e njeh mjaft mirë kampionatin italian dhe do të ishte një ndihëm e madhe për trajnerin Stefano Pioli.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/