E BUJSHME/ Ikardi drejt rikthimit në Serinë A, rivalët e përjetshëm të Interit e projektojnë për në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 23:50

E BUJSHME/ Ikardi drejt rikthimit në Serinë A, rivalët e përjetshëm të Interit e projektojnë për në janar

Mauro Ikardi u largua para një sezoni nga Interi për të kaluar te francezët e PSG-së, por sulmuesin argjentinas mund ta shohim përsëri në Serinë A, ose më saktë në Milano.

icardi.inter.2017.18.braccialarghe.festa.ANSA.750x450

Sipas asaj që raporton “Calciomercato.it”, drejtuesit e Milanit po punojnë për afrimin e disa lojtarëve me kualitete në janar dhe një ndër ta është edhe Ikardi. Drejtuesit kuqezi, po përgatisin ofertën për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkoviç dhe në rast se nuk arrihet marrëveshja për serbin, do tentohet Zherman Pecela.

Megjithatë goditja e madhe në janar mund të jetë në repartin e sulmit, aty ku thuhet se “Djalli” po mendon për Ikardin. Sulmuesi argjentinas nuk po gjen hapësira te PSG-ja dhe bashkëshortja Vanda Nara, e cila njëkohësisht është edhe agjentja e tij, po punon për të gjetur një skuadër të re.

Icardi

Për këtë arsye në skenë ka dalë Milani dhe thuhet se drejtuesit po punojnë në fshehtësi për të arritur një marrëveshje për ish-sulmuesin e Interit. Thuhet se kuqezinjtë kanë gati 10 milionë euro për huazimin e lojtarit me të drejtë blerje për 40 milionë euro, plus disa bonuse të caktuara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"