E BUJSHME/ I refuzoi Spaleti, Milani arrin akordin me një tjetër ish-trajner të Interit. Ja prapaskenat…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 9:42

E BUJSHME/ I refuzoi Spaleti, Milani arrin akordin me një tjetër ish-trajner të Interit. Ja prapaskenat…

Deri pasditen e djeshme dukej e sigurt që stoli i Milanit do t’i besohej ish trajnerit të Interit, Luçiano Spaleti, por ish-tekniku nuk u nda dot nga zikaltërit, klub me të cilin është ende nën kontratë.

pioli

Divergjencat për të arritur një “divorc” konsensual (trajneri kërkonte 4.5 mln euro bonus), kanë bërë që 60-vjeçari t’i refuzojë kuqezinjtë. Gjatë orëve të mbrëmjes ngjarjet kanë marrë një kthesë dhe tani favorit ka kaluar një tjetër ish trajner zikaltër, Stefano Pioli.

Ky i fundit shtë shumë pranë stolit kuqezi. Mediat italiane raportojnë se mëngjesin e sotëm është caktuar një takim mes Piolit dhe drejtuesve të Milanit, Boban dhe Maldini, të cilët do t’i prezantojnë projektin teknikut 53-vjeçar.

gazidis-maldini

Mësohet se është arritur një marrveshje paraprake për një kontratë 2 vjeçare me vlerë 1.5 milionë euro. Në orët e ardhshme pritet edhe deklarata zyrtare e klubit për shkarkimin e Xhampaolos. Boban dhe Maldini kanë marrë miratimin e drejtuesve të Fondit Elliot për ish-trajnerin e Interit dhe Fiorentinës, Stefano Pioli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"