E bujshme, Hysaj pa klauzolë largimi nga Napoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 20:13

E bujshme, Hysaj pa klauzolë largimi nga Napoli

“Calciomercato.com” ka zbuluar se futbollisti i kombëtares sonë është pranë nënshkrimit të rinovimit me Napolin. E veçanta është se shqiptari nuk do të ketë një klauzolë në rast transferimi. Kjo pikë është kërkuar nga vetë Hysaj.

Hysaj555

Pas kontakteve të vazhdueshme me menaxherin e mbrotjësit, Napoli duket se do të hartojë një marrëveshje të re. Kontrata që ka aktualisht Hysaj skadon në vitin 2021 dhe Napoli nuk ka ndërmend ta lërë të lirë, por dëshiron ta shtyjë edhe me 2 vite. 24-vjeçari është aktualisht i grumbulluar me kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjen që do të zhvillohet ditën e nesërme në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Izraelit. Çelsi ishte skuadra që dëshironte ta kishte Hysajn në ekip, por Sarri nuk arriti ta merrte me vete mbrojtësin e djathtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"