E bujshme/ Hysaj drejt divorcit me Napolin, mbrojtësi kuqezi mund t’i bashkohet gjigantit europian…falas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 0:00

E bujshme/ Hysaj drejt divorcit me Napolin, mbrojtësi kuqezi mund t’i bashkohet gjigantit europian…falas

Elseid Hysaj është në pritje të përfundimit të këtij sezoni për të mësuar më tej edhe destinacionin e ri. Duke qenë se te Napoli nuk ka gjetur mjaftueshëm hapësirë, me agjentin e tij, drejtuesit napolitanë nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për rinovimin, së fundmi, agjenti Mario Xhufredi ka deklaruar ndër të tjera se Hysaj më së shumti nuk pritet që të shtyjë jetëgjatësinë e kontratës me skuadrën italiane.
hysaj.napoli.2020.21.controllo.750x450
RINOVIMI
Mungesa e hapësirës nga Gatuzo dhe mungesa e përgjigjes për kërkesat që ka nga drejtuesit, ka larguar Hysajn dhe Napolin nga tryeza e bisedimeve për një rinovim të kontratës. Hysaj në verë largohet me parametër zero, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor të këtij viti. “Hysaj, me 60% nuk rinovon me Napolin”, ka deklaruar së fundmi agjenti i tij, Mario Xhufredi.

E ARDHMJA
tripier
Atletiko Madrid ishte një nga pistat e mundshme në merkaton e verës për mbrojtësin e Kombëtares. Mirëpo, kërkesa prej mbi 20 milionë eurosh që donte Napoli, bëri që gjithçka të ndërpritej në bisedime dhe të mos kishte transferim të shkodranit në Spanjë. Së fundmi, mediat spanjolle kanë bërë me dije se që nga largimi i Tripier drejt Totenhemit, në linjën e djathtë. Atletiko nuk ka gjetur sigurinë e kërkuar. Kjo, edhe për faktin se Sime Vrsaljko ka kaluar disa dëmtime. Ndaj, në momentin që bëhet fjalë për ta marrë falas edhe Atletiko është ndër të parat që rikthehet në skenë për shërbimet e Hysajt.

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"