Hazard drejt Serisë A, gati ribashkimi me trajnerin e vjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2021 | 23:24

Hazard drejt Serisë A, gati ribashkimi me trajnerin e vjetër

Një lajm bombë ka ardhur nga Italia, teksa Roma po mendon afrimin e sulmuesit të Real Madrid, Eden Hazard.

hazard.real.madrid.2020.21.primopiano.750x450

Belgu zhvilloi një sezon katastrofë tek madrilenët ku dëmtimet e shumta e kushtëzuan të luante minuta të pakta. Por, me afrimin e Murinjos, pronarët e Romës, vëllezërit Friedkins po kërkojnë të bëjnë dhe një ose dy blerje të bujshme për të rritur cilësinë e skuadrës.

Një ndër të zgjedhurit e pronarëve amerikan është Eden Hazard, por ky nuk do të jetë një operacion i thjeshtë. 30 vjeçari mund të afrohej në formën e huazimit dhe Roma do të paguante pagën e tij rreth 15 milionë euro në sezon, ose mund të ketë dhe një marrëveshje me Realin për kompensimin e një pjese të pagës së sulmuesit belg.

Hazard do të ribashkohej përsëri me Murinjon, pas dy viteve të kaluar së bashku kur portugezi drejtonte Çelsin në vitet 2013-2015.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"