E bujshme/ Hames kthehet në çështje te Bajerni, lojtari pranë rikthimit në Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2018 | 16:28

E bujshme/ Hames kthehet në çështje te Bajerni, lojtari pranë rikthimit në Madrid

Hames Rodrigez po del të jetë problemi i madh i Bajernit të Mynihut këtë sezon. Anësori kolumbian vazhdon të jetë i pakënaqur me trajnerin Niko Kovaç, largimin e të cilit tashmë e ka kërkuar nga Bajern Mynihut sipas asaj që bënin me dije mediat gjermane. Por, trajneri kroat, nuk po duket se është problemi i vetëm për ish lojtarin e Real Madrid.
hames rodrigez

‘Bild’ raporton se Hames ka pasur një përplasje të re në dhomat e zhveshjes, tani me Hasan Salihamidziç Kolumbiani i është bashkuar Bajernit sezonin e kaluar në një marrëveshje huazimi prej dy vitesh, por me situatën aktuale vështirë të besohet se ai do të transferohet përfundimisht te bavarezët.

Image result for james rodriguez real madrid

Nga ana tjetër këtë mundësi është gati që ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë skuadra e Realit të Madridit. Dhe sipas asaj që bën me dije “Don Balon” kjo është një mundësi që po diskutohet tashmë. Duke parë edhe gjendjen jo të mirë me të cilën po përballej skuadra madrilene në këto kohë, Rodrigez ndoshta do të ishte një “as” i shtuar në skuadrën e Solarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"