E BUJSHME/ Goli ndaj Udinezes, Ibrahimoviç futet në historinë e Serisë A dhe vendos një rekord unikal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2023 | 22:07

E BUJSHME/ Goli ndaj Udinezes, Ibrahimoviç futet në historinë e Serisë A dhe vendos një rekord unikal

Askush si ai, Zllatan Ibrahimoviç është një legjendë e vërtetë. Sulmuesi suedez gjeti rrugën e rrjetës në mbrëmjen e sotme në sfidën ndaj Udinezes, duke u futur në historinë e Serisë A.

Ibra

Më këtë realizim Ibra është bërë golashënuesi më i vjetër në historinë e Serisë A (41 vjeç e 166 ditë), teksa kaloi Alesandro Kostakurtën, që kishte shënuar në moshën 41-vjeçare e 25 ditë në maj të vitit 2007.

Më këto ritme gjasat janë të mëdha që Ibra ta thellojë akoma më shumë këtë rekord për sa i përket vjetërsisë.

PANORAMASPORT.AL