E BUJSHME/ Gazetari italian hedh “bombën” e merkatos: Dibala ka arritur akordin me… Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 23:54

E BUJSHME/ Gazetari italian hedh “bombën” e merkatos: Dibala ka arritur akordin me… Milanin

E ardhmja e Paulo Dibalës mbetet ende një çështje për t’u zgjidhur, me sulmuesin argjentinas që në ditët e fundit është shfaqur shumë pranë Interit që duket se në këtë periudhë e ka lënë mënjanë 28-vjeçarin për t’u fokusuar te transferimi i Romelu Lukakut. Në këto kushte agjenti i Dibalës duket se ka nisur përsëri bisedimet dhe me klubet e tjera, ku disa prej raportimeve nga Italia arrijnë deri aty sa thonë se argjentinasi ka arritur një akord me Milanin.

dibala

Deklarata e bujshme është bërë nga gazetari sportiv i “Tuttomercato.web”, Fabio Santini, i cili ka thënë se agjenti i Dibalës është duke biseduar me klubin kuqezi dhe kanë një akord verbal për një kontratë 3-vjeçare.

“Mua më rezulton se Dibala po bisedon seriozisht me Milanin. Flitet se ka një akord me klubin për një kontratë 3-vjeçare me opsion edhe për një vit tjetër.

Probleme në këtë transferim që ka stepur dhe Interin qëndron te prokuratori i Dibalës, i cili është mik i familjes dhe kërkon një komision prej 10 milionë eurosh për transferimin e tij. Kush mund t’i ofrojë këto shifra? ”, u shpreh Santini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"