E bujshme, futbollisti shqiptar ftohet për herë të parë nga kombëtarja e Malajzisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 18:18

E bujshme, futbollisti shqiptar ftohet për herë të parë nga kombëtarja e Malajzisë

Mesfushori shqiptar, Liridon Krasniqi është ftuar për herë të parë nga kombëtarja e Malajzisë për ndeshjet miqësore që aziatikët do të luajnë në muajin maj.

krasnii

Krasniqi aktualisht luan për skuadrën e Njukasëll Xhest në kampionatin australian të futbollit, ku pas 5 viteve të luajtura në Malajzi mori dhe nënshtetësinë si qytetar malajzian. Mesfushori 29 vjeçar së bashku me 37 bashkëlojtarët e tjerë të kombëtares, do të vaksinohen përpara sfidave eliminatore për Kupën e Botës ‘’Katar 2022’’.

“Një total prej 38 lojtarësh do të marrin vaksinën duke filluar nga data 19 prill, përpara se të nisen për në Emiratet e Bashkuara Arabe në ndeshjet para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katar  2022’ dhe Kupën Aziatike. Në këtë numër, përfshihen edhe tre lojtarë jashtë vendit. Liridon Krasniqi, Luqman Hakim dhe Junior Eldstal”, shkruhet në njoftimin e kombëtares malajziane.

liridon krasniqi

Kujtojmë së Krasniqi ka qenë më parë pjesë e Shqipërisë U21 në vitin 2011 dhe ka luajtur gjithashtu 3 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës në vitin 2014.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"