E bujshme/ “Fondi Elliot” do Higuainin te Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 9:49

E bujshme/ “Fondi Elliot” do Higuainin te Milani

Momentalisht, thuajse çdo lëvizje është “e ngrirë” deri në mbledhjen e asamblesë së ortakëve të së shtunës e për më tepër po pritet përgjigjja nga KAS-i, që do përcaktojë pjesëmarrjen në Ligën e Europës për vitin e ardhshëm. Por, pavarësisht pengesave, “Elliott”-i vazhdon të projektojë merkaton për Milanin e ri.

higuain

E, mbi të gjitha, po mendon për lëvizje të mëdha. Me një emër në veçanti, që po rikthehet në radarët e “Djallit”: Gonzalo Higuain. Nuk bëhet fjalë për një ide tërësisht të re, por vetëm disa javë më parë dukej vetëm një thashethem, madje për më shumë një pistë e “perënduar”. Por…

1200px-The_Global_Financial_Context_Paul_Singer

ÇELSI

Bisedimet janë rikthyer në aktualitet. Pra, sipas mediave italiane, drejtuesit e “Djallit” po vlerësojnë mundësinë për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas.

morata

Ndër të tjera, dëshira e kuqezinjve është shtuar edhe nga fakti që, nga njëri krah, Juventusi, pas transferimit të CR7-ës, ka nevojë të shesë. Gjithashtu Çelsi, klubi tjetër i interesuar për “Pipitan”, nuk po i gjen një destinacion Alvaro Moratës.

“BONUÇI BIS”

Për momentin, asgjë nuk është e sigurt, pasi Milani fillimisht duhet të marrë OK-in nga UEFA për të luajtur në Europë (vendimi merret ditën e martë) dhe më pas kuqezinjtë mund të veprojnë lirshëm në merkato.

Bonuci

Dhe në atë moment Higuain mund të jetë një objektiv real për skuadrën e trajnerit Gatuzo, që ka nevojë për një sulmues me peshë në arenën ndërkombëtare. Një lëvizje që mediat e konsiderojnë një “Bonuçi bis”, një vit pas transferimit të Leos në Milano, por problem këtë herë mund të jetë kostoja e sulmuesit argjentinas: Gonzalo, për “Zonjën e Vjetër” vlen 60 milionë euro.

Përgatiti: LEDIO NASE 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"