E BUJSHME/ Finalja e Ligës së Kombeve, Ronaldo fton “yllin” e Holandës që t’i bashkohet Juventusit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2019 | 8:46

E BUJSHME/ Finalja e Ligës së Kombeve, Ronaldo fton “yllin” e Holandës që t’i bashkohet Juventusit (VIDEO)

Portugalia u rikthye në “çatinë” e Europës, teksa mposhti Holandën në finalen e Ligës së Europës me rezultatin 1-0. Goli i sulmuesit Guedes, i dhuroi fitoren skuadrës së trajnerit Santos.

Portugalia55

Menjëherë pas ndeshjes, “ylli” i Portugalisë, nuk humbi kohë, teksa shkoi te mbrojtësi De Ligt, duke u përpjekur ta ftojë këtë të fundit që t’i bashkohet Juventusit.

Lajmi u konfirmua nga vetë futbollisti holandez në një prononcim për “NOS”. I pyetur nëse CR7 e kishte pyetur nëse mbrojtësi do t’i bashkohej Juventusit, De Ligt u shpreh:

De Ligt Ronaldo

“Kjo mund të jetë e vërtetë, po! Unë nuk e kuptoja atë fillimisht. Isha pak i tronditur, kështu që  qesha, por nuk thashë asgjë. Menjëherë pas ndeshjes, ju nuk jeni aspak i shqetësuar rreth kësaj, ju jeni të zhgënjyer që keni humbur dhe kjo është e vetmja gjë për të cilën po mendoni”, u shpreh De Ligt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"