E BUJSHME/ Finalja e Champions-it për herë të parë në histori larg Europës, UEFA mendon zhvillimin në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2022 | 14:43

E BUJSHME/ Finalja e Champions-it për herë të parë në histori larg Europës, UEFA mendon zhvillimin në…

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja!

SHBA

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “AS”, finalja e Champions-it në një të ardhme të afërt mund të zhvillohet për herë të parë larg kontinentit të vjetër, për tu spostuar që të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E gjitha kjo thuhet të jetë për çështje të ardhurash dhe marketingu që në SHBA mund të rritej ndjeshëm.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por mediat në Spanjë deklarojnë se UEFA është duke e menduar seriozisht këtë lëvizje të bujshme të finales së kompeticionit madhor europian larg Europës.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"