Ervin Skela përkrah legjendave të futbollit gjerman, zgjidhet ambasador i Eintrakt Frankfurtit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2017 | 11:31

Ervin Skela përkrah legjendave të futbollit gjerman, zgjidhet ambasador i Eintrakt Frankfurtit

Entrakti i Frankfurtit i ka bërë një vlerësim të jashtëzakonshëm ish-mesfushorit të Kombëtares Ervis Skela. Vlonjati është përzgjedhur në bordin e ambasadorëve të klubit Eintrakt Frankfurt përkrah emrave legjendë të futbollit gjerman.

Skela

Tre kampionë bote, lojtarë rekord të Bundesligës, fitues të kupës UEFA dhe të Kupës së Gjermanisë, janë emrat e përzgjedhur për të përfaqësuar emrin e Eintracht në të gjithë botën, mes tyre dhe Ervin Skela.

Lista e  8 ambasadorëve fillon me Jurgen Grabovski, kampion bote 1974, Bernd Holzenbein golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Frankfurtin me 160 gola në 420 ndeshje, Karl-Heinz Korbel si lojtari me numrin më të madh të ndeshjeve (602), Ronald Borchers fitues i Kupës UEFA dhe Kupës së Gjermanisë, Uue Bein pjesë e Gjermanisë kampione 1990, Dragoslav Stepanovic një nga trajnerët më të suksesshëm të klubit.

FRANKFURT, GERMANY - APRIL 24: Fussball: 1. Bundesliga 03/04, Frankfurt; Eintracht Frankfurt - SC Freiburg; Torjubel zum 1:0 durch Elfmeter von Ervin SKELA / Frankfurt 24.04.04. (Photo by Sandra Behne/Bongarts/Getty Images)

Uli Stein është portieri që mban rekordin me 645 ndeshje në futbollin profesionit gjerman dhe Ervin Skela që plotëson këtë skuadër, si futbollisti që udhëhoqi Frankfurtin në rikthimin legjendar në Bundesligës në vitin 2003.

ervin skela

Skela është shprehur shumë i emocionuar për vlerësimin që i ka bërë klubi i Eintrakt Frankfurt, duke e cilësuar këtë padyshim vlerësimin më të madh të karrierës së tij në futbollin gjerman. 40-vjeçari prej shumë vitesh vazhdon të bashkëpunojë për këtë skuadër, si një përgjedhës i talenteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"