E bujshme/ Emeri pranë shkarkimit, legjenda e Liverpulit gati të marrë drejtimin e Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 10:15

E bujshme/ Emeri pranë shkarkimit, legjenda e Liverpulit gati të marrë drejtimin e Arsenalit

“Daily Star” ka lëshuar bombën në Angli. Stiven Xherrard do të jetë gati që ta lërë në mes detyrën e tij me Glasgou Rejnxhërsin në rast se Arsenali e thërret për të zëvendësuar Unai Emerinë.

xherard

“Topçinjtë” po kalojnë një moment të vështirë dhe stoli i teknikut spanjoll është në rrezik. Ish-kapiteni legjendar i Liverpulit mund të tundohet që të ndërpresë kontratën me skocezët, njëlloj siç bëri ish-tekniku i tij në “Anfield”, Brendën Roxhers, i cili braktisi stolin e Sëlltikut sezonin e shkuar për të marrë drejtimin e Lestërit.

Në rrjetet sociale kanë nisur menjëherë të reagojnë tifozët e kuq, të cilët nuk do t’ia falnin Xherrardit uljen në stolin e një skuadre tjetër përveç Liverpulit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"