E bujshme/ E konfirmon agjenti i njohur, Murinjo do te Roma një shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2021 | 14:24

E bujshme/ E konfirmon agjenti i njohur, Murinjo do te Roma një shqiptar

Një lajm i bujshëm vjen nga eksperti i merkatos Fabricio Romano, i cili shkruan se Zhoze Murinjo po tenton të bëjë për vetë Granit Xhakën.

Granit Xhaka

Xhaka ishte një nga lojtarët më të mirë të Arsenalit në sezonin që lamë pas madje u rendit dhe mes më të mirëve ne formacionin e vitit në Premier Ligë.

Sipas asaj që shkruan eksperti, Murinjo po kërkon me ngul që ta transferojë mesfushorin shqiptar tek ekipi i Romës, ku Xhaka do të bashkohej me shqiptarin tjetër, Marash Kumbulla.

Graniti është lojtar me eksperiencë në Europë dhe një transferim të skuadra e Romës do të ishte i bujshëm për 28 vejçarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"