E BUJSHME/ E kërkoi Shqipëria dhe Kosova, talenti 21-vjeçar përfundon në listën e… Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 13:50

E BUJSHME/ E kërkoi Shqipëria dhe Kosova, talenti 21-vjeçar përfundon në listën e… Gjermanisë

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha ka lënë thatë Shqipërinë dhe Kosovën. 21-vjeçari i cili aktivizohet në kampionatin austriak në radhët e skuadrës së Altaç, është thirrur nga trajneri i Gjermanisë U-21, Stefan Kuntz për 2 sfidat që panzerat do të luajnë kundër Spanjës dhe Bosnjës.

Berisha Altach

Një fakt me të vërtet i çuditshëm, duke ditur talentet e shumta që 21-vjeçarët e Gjermanisë kanë në përbërje. Berisha gjatë karrierës së tij nuk ka bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, teksa ka ndërruar disa skuadra.

mergim-berisha-gepa-pictures

Kartoni i tij zotërohet nga Slazburgu, teksa sulmuesi luan si i huazuar te Altaç, ku ka arritur të shënojë 4 gola! Futbollisti ishte prej kohësh në vëzhgim nga Shqipëria dhe Kosova, madje ka pasur kontakte të drejtpërdrejta për t’u afruar, por ftesa e gjermanëve ka qenë e parezistueshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"