E BUJSHME/ E ardhmja e Nedim Bajramit, një klub i Serisë A hyn seriozisht në lojë për shqiptarin! Ka interes edhe nga La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 9:01

E BUJSHME/ E ardhmja e Nedim Bajramit, një klub i Serisë A hyn seriozisht në lojë për shqiptarin! Ka interes edhe nga La Liga

Tashmë pas Nedim Bajramit janë vënë disa ekipe të Serisë A, por jo vetëm pasi interesi kalon edhe jashtë Italisë. Salernitana ka hyrë në lojë për të marrë shërbimet e lojtarit të Kombëtares shqiptare. Gjithashtu edhe Sasuolo dhe Valencia synojnë Bajramin.

bajrami-e1644763487777

SALERNITANA – Sipas asaj që shkruan “Gazetta dello Sport”, Salernitana është në kërkim të një mesfushori cilësor për të ngritur nivelin teknik të skuadrës, teksa mësohet se ka synuar Nedim Bajramin. Shqiptari nuk është në sezonin më të mirë tek Empoli pasi ndryshe nga sezoni i kaluar me Andreacolin ku ai ishte një nga protagonistët kryesorë të ekipit, tani në stol është ulur Paolo Zaneti dhe Bajrami ka kaluar si zgjedhje e dytë në gjysmat e ndeshjeve, teksa në 19 të tilla, tetë i ka nisur si titullar, një është lënë në stol dhe 10 të tjera është aktivizuar si zëvendësues.

SASUOLO – Për 23-vjeçarin interes ka treguar edhe Sasuolo, që nuk është më në pozitat e sezonit të kaluar, ndërkohë që në stol është ende Alesio Dionisi, një njohje e vjetër e Bajramit, duke qenë se kanë punuar bashkë tek Empoli dy sezone më parë. Për Sasuolon problem mund të jetë vetëm shifra që mund të kërkojë Empoli për fantazistin, që siç raportohet është ulur në 8 milionë euro nga 10 që ishte minimumi gjatë merkatos së verës ku shqiptari ishte pranë Fiorentinës, transferim ky që dështoi.

VALENCIA – Teksa jemi në ditët e fundit të merkatos së janarit, në mediat spanjolle, por jo vetëm, është raportuar se Valencia ka pyetur Empolin për Nedim Bajramin. Klubi spanjoll nuk po kalon një moment të mirë dhe kërkon që përforcimin ta gjejë te numri 10 i toskanëve. Thuhet se ky interesim është një kërkesë e veçantë e trajnerit të Valencias Rino Gatuzo. Në ditët në vijim pritet të shihet se çfarë do të ndodhë me fantazistin e Kombëtares, i cili zhvilloi edhe një paraqitje të mirë kundër Interit mbrëmjen e së hënës.

PANORAMASPORT.AL