E bujshme/ E ardhmja e Mbapesë e pasigurtë në Paris, Poçetino mendon të sjellë te PSG-ja yllin e Totenhemit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 23:24

E bujshme/ E ardhmja e Mbapesë e pasigurtë në Paris, Poçetino mendon të sjellë te PSG-ja yllin e Totenhemit

PSG-ja po përgatitet për çdo të papritur në lidhje me sezonin e ri. Ylli i skuadrës Kilian Mbape përbën gjithmonë lajm rreth së ardhmes së tij, ku janë shtuar zërat se aim und të largohet nga Parisi pas këtij edicioni. Dhe në Angli kanë filluar të qarkullojnë thashethemet për ndryshime në skuadrën pariziene.
kejn
Mediumi “Mirror” raporton se trajneri i kampionëve të Francës, Mauricio Poçetino ka piketuar si zëvendësues të mundshëm të kampionit të botës yllin e Totenhemit, Herri Kejn. Duke parë profilin e tij si njëri prej sulmuesve më të mirë në Europë, sulmuesi anglez do të ishte një zëvendësues ideal për 22-vjeçarin Mbape. Për më tepër, që Poçetino e njeh mirë Kejnin pasi e ka stërvitur për disa vite te Totenhemi.

Megjithatë, e ardhmja e Mbapesë pritet të krijojë akoma më shumë lajme gjatë këtij viti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"