E bujshme/ E ardhmja e Haland merr drejtim, babai dhe agjenti i tij mbërrijnë në Spanjë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2021 | 16:10

E bujshme/ E ardhmja e Haland merr drejtim, babai dhe agjenti i tij mbërrijnë në Spanjë (VIDEO)

Si duket e ardhmja e sulmuesi të Borusia Dortmund, Erling Haland, po fillon të marrë drejtim, teksa në rrjetet sociale po qarkullon një video e babait të sulmuesit dhe agjentit të tij Mino Raiola duke zbarkuar në aeroportin e Barcelonës.

HALAND

Sipas pretigjozes “MundoDeportivo”, dyshja është nisur drejt selisë së Barcelonës ku do takohen me presidentin blaugrans, Juan Laporta dhe bordin e tij drejtues.  Me performancat e tij fantastike, Haland është vënë në qendër të merkatos, ku janë të shumta ekipet që janë vënë pas sulmuesit. Nuk dihet se çfarë është folur në këtë takim, por si duket presidenti Laporta ka ardhur me synime të qarta, të rikthejë përsëri Barcelonën në rrugën e lavdisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"