E bujshme, dy gjigantët italianë në kërkim të mesfushorit të Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2018 | 20:05

E bujshme, dy gjigantët italianë në kërkim të mesfushorit të Kosovës

Një lajm i bujshëm vjen nga mediat suedeze, ku thuhet se mesfushori i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, po monitorohet nga Fiorentina dhe Napoli. 23-vjeccari që aktivizohet tek Herenveni në Holandë, po mendohet si një përforcim për klubet e Serisë A.

Zeneli

Arbër Zeneli është një futbollist i datëlindjes së vitit 1995 dhe në këtë sezon ka shënuar 6 gola në 23 ndeshje aktivizim me Heereneven. Zeneli që është produkt i ekipit të Elfsborgut, ka luajtur me ekipet kombëtare të moshave të Suedisë, për t’u bashkuar me Kosovën në vitin 2016, ndërsa bëri debutimin në ndeshje me Kroacinë në 6 tetor 2016.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"