E bujshme/ Dy boksierët Tajson Fjuri dhe Majk Tajson akuzojnë rrjetin “ESPN” për mashtrim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 15:28

E bujshme/ Dy boksierët Tajson Fjuri dhe Majk Tajson akuzojnë rrjetin “ESPN” për mashtrim

Dy boksierët e famshëm Tajson Fjuri dhe Majk Tajson kanë akuzuar rrjetin televiziv sportiv “ESPN” për mashtrim. “ESPN” i kishte ftuar boksierët të përballeshin kundër njëri tjetrit në ring dhe secili do merrte nga 10 milion euro. Por Fjuri dhe Tajson nuk kanë pranuar pasi sipas tyre eventi i organizaur nga “ESPN” mund të mblidhte deri në 500 milion euro.

fjuri tajson

““Kur bisedova me Majk Tajson, po flisnim për një shumë 500 milion dollarësh për një duel mes nesh, por oferta që na erdhi të dyve ishte qesharake. ESPN më ofroi 10 milionë dollarë, dhe po kaq edhe Tajsonit, ndaj të gjithë u tërhoqëm nga kjo sfidë. Do të më pëlqente të dueloja ndaj Majk Tajson, të ndanim së bashku ringun.

Nëse do të fitonte, njerëzit do të thoshin se jam një plehrë, pasi më mundi një 53-vjeçar. Nëse do të fitoja unë, do të më shanin, pasi do të mundja një boksier në pension”, u shpreh Fjuri

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"