E BUJSHME/ Duan titullin kampion, skuadra e Mezanit “përforcohet” me ish-përgatitësin atletik të Napolit dhe Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 23:32

E BUJSHME/ Duan titullin kampion, skuadra e Mezanit “përforcohet” me ish-përgatitësin atletik të Napolit dhe Partizanit

Pretendentët për titullin kampion të Kosovës Gjilani janë “përforcuar” gjatë janarit jo vetëm boshtin e skuadrës, por dhe stafin teknik.

auto_fc_prishtina1501520838

“Gazeta Sheshi” në Kosovë mëson nga klubi gjilanas se skuadrës do t’i bashkohet përgatitësi i njohur atletik italian Korrado Sakone. 59-vjeçari është mirëpritur si propozim nga bordi drejtues i klubit të Gjilanit dhe do t’i bashkohet skuadrës së Gentian Mezanit në Turqi.

Ai ka punuar pë 5 sezone me Napolin duke bashkëpunuar me trajnerin Rafa Benitez, etj ndërsa ka ndihmuar në përgatitjen atletike të lojtarëve napolitanë si: Kavani, Higuain etj.

auto_20246224_10155595644236934_8532273984942393302_n1500819210

Sakone nuk është një emër i panjohur në Shqipëri, teksa ai ka punuar edhe te Partizani në vitin 2016.

corrado-saccone

Gjilani kërkon të fitojë titullin këtë sezon dhe për të siguruar një sukses të tillë duhet që futbollistët të kenë përgatitje të mirë jo vetëm teknike, por dhe fizike e atletike. Me Sakonen Gjilani ka goditur në shenjë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"