E BUJSHME/ “Dridhet” Interi, lideri i zikaltërve pranë largimit në merkaton e janarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 14:38

E BUJSHME/ “Dridhet” Interi, lideri i zikaltërve pranë largimit në merkaton e janarit

Rifillon sërish “telenovela” Inter-Skriniar-PSG!

skriniar

Të gjitha mediat në Itali raportojnë se lideri i skuadrës zikaltër nuk ka gjetur akordin për rinovimin e kontratës, të cilit i skadon në fundin e sezonit.

PSG-ja është hedhur sërish në sulm për të bindur futbollistin për ta bërë për vete që në merkaton e janarit.

Me 70 milionët e kërkuara në fillimin e sezonit, duke parë dhe skadencën e kontratës, nënkampionët e Italisë janë të kushtëzuar që të pranojnë ofertën e parizienëve, ku arrin deri në 25 milionë euro, për të mos e humbur sllovakun me parametra zero në muajin qershor.

Sipas mediave italiane, për mbrojtësin PSG ka gati një ofertë faraonike prej 9 milionë eurosh në sezon, teksa Interi i ofron vetëm 6,5 milionë euro në sezon me një kontratë 5-vjeçare.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Interit në Serinë A, Milan Skriniar është aktivizuar në total në 7 ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar asnjëherë.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"