E bujshme/ Do të vijë bashkë me trajnerin, skuadra e Serisë A vihet pas Nedim Bajramit. Ja prapaskena

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2021 | 23:31

E bujshme/ Do të vijë bashkë me trajnerin, skuadra e Serisë A vihet pas Nedim Bajramit. Ja prapaskena

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, ku “Sport Mediaset” shkruan se Lacio mund të blejë kartonin e Nedim Bajramit për shumën e 12 milionë eurove.

Nedim Bajrami

Me largimin e Inzagit, Lacio është vënë pas një trajneri teksa nuk po ja arrijnë dot të bindin Mauricio Sarrin, pasi ky i fundit është ende në kontratë me Juventusin. Bardhekaltrit i janë vënë pas trajnerit të Empolit, Alesio Dionisi, të cilit i skadon kontrata verën tjetër. Dionisi bëri mjaft mirë këtë sezon me toskanët duke i ngjitur në Serinë A.

Por nuk mbaron këtu sepse Lacio po tenton goditjen  e dyfishtë, teksa një afrim i mundshëm i Dionisit do të sillte në Romë dhe mesfushorin shqiptar, Nedim Bajrami, i cili ruan raporte mjaft të mira me trajnerin italian. Ky do të ishte një hap shumë i madh në karrierë për Bajrmin i cili po pret debutimin me Kombëtaren kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"