E BUJSHME/ Do të largohet nga Teuta në janar, zbulohet e ardhmja e Sherif Kallakut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 18:10

E BUJSHME/ Do të largohet nga Teuta në janar, zbulohet e ardhmja e Sherif Kallakut

E ardhmja e mesfushorit Sherif Kallaku do të jetë në Rusi. Ka qenë ish-sekretari i klubit të Teutës, i cili aktualisht mban postin e zv.rektorit te universiteti “Marlin Barleti”, Z.Artan Shyti, i cili i ftuar në emisionin “Pressing”, ka zbuluar se mesfushori i Shpresave, Kallaku, do të largohet nga Teuta në janar, pasi do të transferohet tek Akhmat Grozni në Rusi, ku aktivizohen edhe 2 futbollistët e tjerë shqiptarë, Odise Roshi dhe Bernard Berisha.

kallaku batha

Kallaku po luan sezonin e tij të dytë si titullar absolut te Teuta dhe është shndërruar në një lider te skuadra e Bledi Shkëmbit.

“Teuta është një ekip që po bën progres. Po flasim për një skuadër që bëri një ndeshje shumë të mirë përballë një ekipi të vështirë si Tirana. Teuta rri e rri, nxjerr një talent mbi talente.

Shyti

Sot që flasim, Kallaku është ndër më të spikaturit në Superiore. Ky futbollist në merkaton e janarit do të transferohet te skuadra ruse e Akhmat Groznit”, u shpreh Shyti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"