E bujshme/ Deri në 2010 luante si ekip amator, Ostersundsi siguron kualifikimi në Europa Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2017 | 19:21

E bujshme/ Deri në 2010 luante si ekip amator, Ostersundsi siguron kualifikimi në Europa Ligë

Ostersundsi është një klub i krijuar njëzet vjet më parë e deri në 2010 kanë luajtur në kategoritë amatore të Suedisë. Përpara verës së kaluar nuk kishin luajtur kurrë më parë në ndonjë kompeticion evropian dhe me meritë janë surpriza e këtij edicioni të Ligës së Evropës.

ostersundsi

Ata nuk reshtin së habituri me rrugëtimin e tyre evropian që nisi në korrik të këtij viti ndaj Gallatasarait në ndeshjet për turin e tretë paraeleminator. Pas eliminimit surpizë të ekipit turk, Ostersundi do të mposhte luksemburgasit e Folas dhe grekët e Paokut, për të siguruar kështu fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Në pesë ndeshjet e para suedezët treguan se nuk do të ishin viktima në grup ku ishin shortuar me Hertën e Berlinit, Atletiko Bilbaon dhe Zorian dhe pikërisht mbrëmë ndaj formacionit ukrainas siguruan kualifikimin. Formacioni i drejtuar nga anglezi Graham Poter regjistroi kështu fitoren e tretë në pesë takime në Grupin J, por tre pikët e djeshme i japin të drejtën ekipi të vogël(tashmë jo aq të vogël) suedez kualifikimin në turin e ardshëm të Ligës së Evropës.

ostersunds

Megjithëse vetëm dy lojtarë vendas në skuadër, puna e trajnerit dhe vullneti i një grupi emrash të panjohur të futbollit kanë shkruar një faqe të historisë së futbollit skandinav. Me lojën dhe rezultatet e arritur ata mund të ëndërrojnë të ndjekin gjurmët e Dnipros (finalistë në 2014-15) ndoshta me një përfundim më të lumtur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"