E bujshme, De Biazi gati për të drejtuar sërish lojtarët shqiptarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2018 | 23:12

E bujshme, De Biazi gati për të drejtuar sërish lojtarët shqiptarë

Rezultatet aspak të mira në ndeshjet e fundit të Arisit kanë sjellë ditën e sotme largimin e trajnerit Pako Herrera. Ndërsa emra të shumtë po përfliten për të zënë vendin e të larguarit nga skuadra, përmendet dhe emri i ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi i cili në lidhje më këtë çështje ka folur për “gazzetta.gr” ku i ka lënë të hapur mundësitë për një transferim të tij.

de biazi

“Unë e njoh skuadrën e Arisit, është një klub me shumë histori dhe mbështetës në Selanik. Dy ish-futbollistët e mi, Mavraj dhe Basha luajnë atje. Është një projekt interesant dhe do ta diskutoja padyshim, por deri tani askush nuk më kontaktuar nga klubi”. – u shpreh ish-trajneri i Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"