E BUJSHME/ Çmenduri e Realit, pritet një sulm ëndrrash në Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 0:11

E BUJSHME/ Çmenduri e Realit, pritet një sulm ëndrrash në Madrid

Reali i Madridit po ëndërron një treshe sulmi të frikshme për sezonet e ardhshme. Florentino Perez po punon prej kohësh që t’i dhurojë trajnerit Zinedin Zidan dy nga kampionët e të ardhmes për të formuar treshen “MHH”:

REAL MADRID

Mbape, Hazard, Haland. Nje treshe që do të garantonte gola (me Mbapenë dhe Halandin), shpejtësi me Hazardin dhe Mbapenë dhe spektakël me të tre së bashku. Nuk do të jetë aspak e lehtë, pavarësisht se një yll vazhdon të jetë aktualisht në “Bernabeu”. Hazard është pjesë e Realit prej këtij sezoni, por ende nuk ka bindur dhe pret impulse të tjera. Për të transferuar dy yjet e tjera nuk do të jetë aspak e lehtë, sepse PSG-ja dhe Dortmundi kërkojnë miliona euro për t’i lënë të lirë yjet që të veshin fanellën “Galaktike”.

Drejtuesit e Realit kanë nisur të punojnë në dy frontet, por janë të pavendosur se cilin prej dy sulmuesve do të transferojnë më parë. Haland duket se është prioriteti kryesor duke parë që Zidanit i mungon një bomber në repartin e avancuar dhe Benzema është i vetëm. Mirëpo, kjo është analiza që po bëhet në zyrat e “Bernabeu”-t. A është gati Haland për ta lënë në stol Karim Benzemanë nëse transferohet në merkaton e ardhshme? Pyetje që do të marrë përgjigje nga trajneri Zinedin Zidan.

262c22e9-b0b4-41a6-bfd9-23c228987476

Treshet e sulmeve te Reali kanë qenë gjithmonë një traditë dhe kjo e fundit (BBC) arriti të fitonte tre Champions radhazi, 4 në 5 vite. Më parë kanë qenë Ronaldo, Raul dhe Zidan, me Figon nga krahët. Edhe në vitet e mëparshme ka patur sulmues shumë të fortë, të cilët kanë ndihmuar ekipin madrilen për të bërë historinë. Me treshen “MHH” do të tentohet sërish rikthimi te Liga e Kampionëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"