E BUJSHME/ Çelsi me mungesa përballë Liverpulit, Broja stërvitet me skuadrën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2020 | 17:56

E BUJSHME/ Çelsi me mungesa përballë Liverpulit, Broja stërvitet me skuadrën e parë

Sulmuesi shqiptar i Çelsit Armando Broja është stërvitur me ekipin e parë londinez në prag të supersfidës së nesërme me Liverpulin për raundin e 1/16-ave të FA Cup.

Broja Celsi

Mediat angleze raportojnë se 18-vjeçari së bashku me futbollistin tjetër të akademisë së Çelsit Tino Anxhorin janë stërvitur ditën e sotme me ekipin e parë.

Megjithatë, duke patur parasysh superioritetin e kampionëve të Europës kundrejt “Bluve” shanset që Broja të marrë minuta loje ditën e  nesërme janë të pakta pasi të dy futbollistët pritet të aktivizohen sot në sfidën e Premier Ligë 2 kundër Everton U23.

Broja renditet ndër talentet më premtues të Çelsit. Ai  po kryen një sezon të jashtëzakonshëm me 18-vjeçarët e Çelsit duke realizuar deri tani 10 gola në 12 takime. Falë paraqitjeve pozitive, Broja ka firmosur kontratë si futbollist profesionist me klubin londinez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"