E bujshme! Boris Beker mund të komentojë ndeshjet e “Roland Garros” nga qelia e burgut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2022 | 20:53

E bujshme! Boris Beker mund të komentojë ndeshjet e “Roland Garros” nga qelia e burgut

Boris Beker sapo është dënuar me dy vite e gjysmë burg për evazion fiskal, por duket se legjenda e tenisit nuk do të ndalë punën e tij si një opinionist për “Eurosport”. Lajmi i bujshëm vjen nga Gjermania ku është mësuar se rrjeti i njohur televiziv, po mendon që të konfirmojë Beker si opinionist me komente live të “Roland Garros”… nga qelia e burgut.

boris beker

Beker gjendet në burgun Uandsuorth në Londër dhe po vuan atje dënimin e tij. Por avokatët e ”Eurosport” janë vënë në punë me avokatët e Beker që të sigurohen që legjenda e tenisit botëror të mos shkëputet nga aktiviteti i tij në komentim, pasi që prej vitit 2017 ai ka analizuara për rrjetin televiziv të gjithë turnetë Grand Slam.

Sigurisht që do të ishte një nga evenimentet më të rralla dhe do të rriste padyshim shikueshmërinë e një aktiviteti të tillë, ndaj të dy grupet e këshilltarëve ligjorë, i janë vënë punës që të sigurojnë lejen nga autoritetet për të montuar një mini-studio transmetimi në qelinë e Beker për aktivitetet madhore të tenist gjatë këtij viti. Roland Garros është i radhës që do të zhvillohet, duke nisur më turin e parë më 22 maj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"