E BUJSHME/ “Bombë” nga Franca: Milani parakontratë me trajnerin gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 23:29

E BUJSHME/ “Bombë” nga Franca: Milani parakontratë me trajnerin gjerman

Në Francë aludojnë se ish-trajneri i Lajpcigut Ralf Rangkik ka firmosur parakontratë me Milanin për të drejtuar kuqezinjtë duke nisuër që nga sezoni i ardhshëm.

1152526_imgw968

Prestigjiozja “L’Equipe” raporton se 61-vjeçari gjerman do të ketë kontroll të plotë për sa i përket merkatos, ndjekjes së talenteve dhe ndërtimit të skuadrës duke lënë pa funksionin dyshen Maldini-Boban. Edhe nëse Milani nuk e emëron gjermanin në krye të skuadrës, ai do të kompensohet sipas marrëveshjes mes palëve.

bOBAN mALDINI

Aktualisht Ranknik ushtron funksionin e drejtorit sportive dhe menaxhimit te Lajpcigu.

Pas humbjes në derbi 4-2 me Interin, Rangnik është përfolur si njëri prej kandidatëve të mundshëm për të zëvendësuar Stefano Piolin në pankinën e Milanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"