E BUJSHME/ Barcelona nuk kërkon të ndalet në merkato, gati të afrojë në “Camp Nou” ish-mbrojtësin e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 16:47

E BUJSHME/ Barcelona nuk kërkon të ndalet në merkato, gati të afrojë në “Camp Nou” ish-mbrojtësin e Realit

Barcelona duket se nuk ka ndërmend që të ndalet në merkato, me trajnerin e katalanasve, Çavin, që vazhdon t’i kërkojë drejtuesve të shpenzojnë akoma dhe më shumë, në mënyrë që të ketë një skuadër pretendente për të gjitha trofetë.

HAKIMI

Siç raporton media spanjolle, “El Chiringuito”, klubi katalanas po bën gati një ofertë për mbrojtësin e PSG-së, Ashraf Hakimi.

Ish-mbrojtësi i Realit duket se nuk kaloi një sezon të mirë në Francë, por ai vazhdon të jetë pjesë e planeve të trajnerit të ri, Galtier.

Gjithsesi do të jetë e vështirë që ky transferim të ndodhëm por klubi spanjoll nuk ka ndërmend që të dorëzohet dhe do të bëjë çmos për ta bindur marokenin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"