E BUJSHME/ Barcelona “burgos” Manajn, 50 milionë euro kush dëshiron ta blejë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 23:30

E BUJSHME/ Barcelona “burgos” Manajn, 50 milionë euro kush dëshiron ta blejë

Megjithëse do të aktivizohet me Barcelonën B, shitja e Rei Manajt nuk do të jetë aspak e lehtë për klubet që do interesohen në të ardhmen për sulmuesin e Shqipërisë.

Manaj45

Gazetari spanjoll Albert Roge zbulon se drejtuesit katalanas kanë vendosur klauzolë prej 50 milionë € në rast largimi të Manajt në të ardhmen.

Manaj485

Nga ana tjetër, i gjithë operacioni i blerjes së Manajt ka kushtuar plot 2 milionë €. Ndër të tjera, Roge bën publike faktin se ish-futbollisti i Interit dhe Albasetes ka firmosur deri në vitin 2023 me Barcelonën si dhe do të mbajë mbi shpinë fanelën me numrin 22. Ai u prezantua sot në ambjentet e klubit katalanas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"