E BUJSHME/ Bajerni rikthen një tjetër ikonë në klub

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 13:05

E BUJSHME/ Bajerni rikthen një tjetër ikonë në klub

 Do të kishte tingëlluar shumë ndryshe. Dhjetë vite te Verder Bremeni dhe pastaj lamtumira e madhe, siç i takon normalisht një legjende të klubit. Kjo festë për Klaudio Pizarron ishte shumë pranë, vetëm për t’u anuluar në momentet e fundit.

Klaudio Pixaro

Nga njëra anë, për shkak të ndeshjeve të mbetura të sezonit, të cilat me shumë mundësi do të luhen me dyer të mbyllura dhe fundi i aventurës së katërt të sulmuesit peruan me Verderin nuk mund të kishte qenë më i trishtë. 41-vjeçari ka vendosur të rikthehet te Bajerni, duke u bërë një ambasador i ish-klubit të tij dhe jo te Verderi.

PIZARO WERDER

Ish-sulmuesi i Bajernit rikthehet në klub me këtë rol, duke iu bashkuar edhe ish-yjeve të tjerë të skuadrës me të njëjtin funksion, si Xhovani Elber dhe Biksente Lizarazu. “Klaudio do të jetë gjithnjë i lidhur me të shkuarën e tij, pavarësisht se është i lidhur me kontratë me klubin tonë apo jo”, e përshëndeti trajneri i Verderit, Frenk Bauman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"