E BUJSHME/ Bajerni i ndërpreu bisedimet për rinovimin e kontratës, klubi i njohur gati të hapë vend për Nojerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 23:49

E BUJSHME/ Bajerni i ndërpreu bisedimet për rinovimin e kontratës, klubi i njohur gati të hapë vend për Nojerin

Çelsi është gati t’i krijojë vend portierin të Bajern Mynihut Manuel Nojer.

CELSI

E përditshmja gjermane “Bild” shkruan se trajneri i “Bluve” Frenk Lampard është i vendosur t’i japë besim veteranit të portës bavareze, pasi Bajerni ka ndërprerë bisedimet për t’i rinovuar kontratën.

Nga ana tjetër, Çelsi duket i gatshëm të shesë portierin e tij Kepa Arrizabalaga, i cili ka pësuar rënie të ndjeshme në formën sportive gjatë muajve të fundit duke regjistruar përqindjen më të ulët të pritjeve në kampionatin anglez.

Kepa

Teksa Bajernit do t’i bashkohet sezonin e ardhshëm portieri i Shalkes Aleksandër Nybel, e ardhmja e ish-kampionit të botës me Gjermaninë në vitin 2014 sa vjen dhe po zbehet dhe deri në përfundim të sezonit ai dhe Bajerni duhet të bëjnë të pamundurën për të gjetur gjuhën e përbashkët gjithmonë nëse të dyja palët dëshirojnë që të vazhdojnë bashkëpunimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"