E BUJSHME/ Akuzoi Takajn si bos trukimesh, ish-futbollisti i kombëtares austriake dënohet me 12 muaj burg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 19:50

E BUJSHME/ Akuzoi Takajn si bos trukimesh, ish-futbollisti i kombëtares austriake dënohet me 12 muaj burg

Ish-lojtari i Kombëtares së Austrisë, Sanel Kuljiç, bëri bujë me deklaratën e tij disa muaj më parë, ku ndër të tjera akuzoi presidentit të Skënderbeut, Ardijan Takaj si i përfshirë në trukime.

Klujic

Ndërkohë mediat austriake raportojë se mëngjesin e ditës së sotme, Kuljiç është dënuar nga Gjykata Rojaona e Vjenës me 12 muaj burgim pa kushte, për shkak trafiku të lëndëve narkotike, si dhe armëmbajtje pa leje.

Ish-futbollisti u arrestua në datën 20 shtator, në butikun e gruas së tij shtatëzanë në qytetin e Vjenës, teksa iu gjetën rreth 80 gramë kokainë si dhe një armë zjarri.

Klujic austriaku

Mediat austriake bëjnë me dije se Kuljiç ishte gjithashtu një përdorues i rregullt i kokainës, teksa konsumonte çdo ditë nga 0.34 deri në 1 gram. Më herët austriaku ishte dënuar për manipulim ndeshjes, por u lirua më herët se të përfundonte dënimi për sjelle të mirë.

Klujic55

Disa muaj më parë se të arrestohej, ish-futbollisti bëri një rrëfim tronditës, ku akuzonte presidentë të ndryshëm klubesh, mes tyre dhe atë të Skënderbeut, Takaj, si dhe drejtuesit e federatës austriake të futbollit, për trukime ndeshjes. Këto akuza u hodhën poshtë kategorikisht nga Takaj, duke i cilësuar të gjitha akuzat e Kuljiç si shpifje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"