E bujshme, akuzoi Takajn për fiksim rezultatesh, ish-lojtari austriak arrestohet nga policia për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2019 | 13:08

E bujshme, akuzoi Takajn për fiksim rezultatesh, ish-lojtari austriak arrestohet nga policia për…

Ish-lojtari i Austrisë, Sanel Kuljiç, që pak javë më parë bëri bujë me akuzat e tij se futbolli në Austri ende korruptohet, e ndër të tjera përmendte edhe presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj, si një nga personat që fiksonte ndeshjet, është arrestuar po në Austri, për lidhje me drogën.

kuljic-verhaftet-600

Siç raportojnë mediat austriake, ai u arrestua në një butik në Vienë, e cila drejtohet nga gruaja e tij, me akuzën e trafikimit të drogës. Raportohet se atij i është gjetur edhe një pistoletë në dyqan, ndërsa ish-gruaja e tij, Tanja, në një prononcim deklaroi: “Po, ai ishte në gjendje të rëndë psikologjike që pas vrasjes së pashpjeguar të babait të tij, dhe me kalimin e kohës u bë i varur nga droga. Të gjithë e dinin këtë, por nuk ka asnjë lidhje me trafikimin e drogës”.

70825813_3598468093511980_5218174652328706048_n

Kuljiç ka kaluar disa vite në burg, teksa u shpall fajtor për fiksim rezultatesh, ndërsa pak javë më parë deklaronte se tani i kërcënohej jeta, nga “bosët” e fiksimeve të ndeshjeve siç i quante ai, e ndër të tjerë përmendte edhe presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"