E BUJSHME/ 55 milionë euro, Ajaksi i ofron yllin e tij Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 0:10

E BUJSHME/ 55 milionë euro, Ajaksi i ofron yllin e tij Realit

Reali Madridi duket se ka siguruar për sezonin e ardhshëm mesfushorin e talentuar të Ajaksit Doni Van de Bik.

hi-res-ajaks

Media holandeze “Der Telegraaf” shkruan se klubi i njohur holandez ka arritur akordin me palën madrielenë për të lënë të lirë 22-vjeçarin për shifrën e 55 milionë €.

Holandezi spikati sezonin e kaluar në Ligën e Kampioneve duke eliminuar bashkë me shokët e skuadrës Real Madridin dhe Juventusin. Pavarësisht se luan në qendër të mesfushës, Van de Bik dallohet për saktësinë përpara portës, asistimet, kreativitetin në lojë dhe impenjimin në prapavijë.

Van De Bik pëlqehet shumë nga Zinedin Zidan dhe palët presin vetëm hedhjen e firmës në letër. Lojtari u kërkua edhe gjatë merkatos së fundit verore nga Reali, por 22-vjeçari vendosi të qëndronte edhe këtë sezon në Holandë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"