E bujshme/ Paulo Dibala kërkon largimin nga Juventusi, e josh Reali i Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 16:18

E bujshme/ Paulo Dibala kërkon largimin nga Juventusi, e josh Reali i Madridit

Një lajm bombë vjen nga Italia. Sulmuesi i Juventusit Paulo Dibala dëshiron largimin nga bardhezinjtë. Këtë bën me dije “Don Balon” teksa shpjegon se është vetë dëshira e sulmuesit argjentinas që të largohet nga Italia.

Dibala

Sipas spanjollëve Dibala ka mbetur i zhgënjyer që nga ardhja e Kristiano Ronaldos në Torino dhe ai ka dashur të kërkojë një kalim te Barcelona, por katalanasit nuk janë më të interesuar. Ndërkohë që “Don Balon” shkruan se sulmuesi argjentinas e ka kthyer fokusin e tij drejt “galaktikëve” të Realit të Madridit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"