E bleu me bujë në janar, Interi gati ta shesë mesfushorin pasi nuk ka bindur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 20:43

E bleu me bujë në janar, Interi gati ta shesë mesfushorin pasi nuk ka bindur

Inter raportohet se po mendon të shesë Kristian Eriksenin këtë verë, nëse marrin një ofertë 60 milion euro. Mesfushori danez i’u bashkua Interit në janar nga Totenhem për 20 milion euro.

skysports-christian-eriksen_4905888

Gjithsesi Eriksen ka hasur vështirësi të përshtatet me skemat e Kontes dhe me futbollin italian. Trajneri i Interit Antonio Konte mësohet se pas fitores 3-1 kundër Torinos, t’i ketë thënë Eriksenit se nuk luan më në Angli. Që në fillim është spekuluar se Konte nuk e ka dashur asnjëherë danezin, dhe se Arturo Vidal ka qenë objektivi i tij i parapëlqyer.

“SportMediaset” pretendon se Interi është gati ta shesë Eriksenin, nëse një ofertë prej 60 milionë eurosh mbërrin në zyrat e klubit zikaltër për danezin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"