E bindi qeni i tij, Hajnkes zbulon detajet e rikthimit tek Bajerni i Mynihut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 20:17

E bindi qeni i tij, Hajnkes zbulon detajet e rikthimit tek Bajerni i Mynihut

Gjatë ditës së djeshme, në klubin e kampionëve gjermanë ka mbërritur tekniku legjendar i kësaj skuadre, Jup Hajnkes. Trajneri i ri, i cili do të jetë në krye të detyrës deri në 30 qershor 2018 është prezantuar zyrtarisht gjatë konferencës për shtyp, ku i është përgjigjur pyetjeve.

Cilat kanë qenë arsyet që ju kanë shtyrë të riktheheni për të katërtën herë te Bajerni?

Ka patur disa arsye: Kam një miqësi të madhe me presidentin Uli Hënes si dhe kontakte mjaft të mira me KarlHainz Rumenigen. Dua të përfitoj nga rasti për të falënderuar klubin për këtë rikthim. Bajerni ka qenë një nga klubet më të suksesshme të karrierës sime, ndaj u kam hyrë bisedimeve për të parë se ç’mund të bëj në drejtimin e kësaj skuadre. Nga ana tjetër, kam biseduar edhe me familjen time për këtë rikthim. Gjatë momenteve që kemi qenë duke biseduar me vajzën dhe bashkëshorten time, ato nuk po përgjigjeshin, Kando, qeni im ka lehur dy herë. Aty kuptova që duhet të rikthehem.

henjkes

Si është pritur lajmi që do të riktheheni te Bajern?

Kam patur mjaft mesazhe që më kanë ardhur nga lojtarë të ekipeve që kam stërvitur si Reali, Tenerifa. Më kanë prekur shumë këto mesazhe. Madje edhe Klaudio Picaro më ka shkruar e më uroi për rikthimin.

A i keni humbur kontaktet me futbollin gjatë këtyre katër viteve?

Kam parë të gjitha zhvillimet e fundit në futbollin spanjoll, anglez dhe atë gjerman. Në Bundesligë më ka bërë përshtypje zhvillimi i klubit të Hofenhaimit drejt Ligës së Europës.

Zoti Hajnkes, ç’do të bëni fillimisht te skuadra bavareze?

Së pari më duhet të analizoj të gjithë situatën. Shumë lojtarë kanë mbetur në dhomat e zhveshjes. Jam një njeri, i cili komunikoj me të gjithë lojtarët dhe t’i bind për nevojën që kanë për njëri-tjetrin. Tani duhet të fokusohemi e të përmirësojmë gjithçka që ka nevojë për përmirësim.

Hejnkes

Ç’mendim keni për trajnerin Ançeloti?

Kam respekt të madh për Karlo Ançelotin. Madje dua të shtoj edhe diçka. Kemi qenë të dy në të njëjtën situatë dhe për këtë e kuptoj shumë mirë. E kam njohur dhe kam një opinion të shkëlqyer për të. Ai është një trajner, i cili ka fituar tri herë Champions-in dhe të gjithë trajnerët e dinë sa i vlefshëm është Ançeloti.

Sa ka ndryshuar Jup Hajnkes gjatë viteve të fundit?

Kam patur mundësinë të kem kohë për të dëgjuar muzikë, të shkoj për të ngrënë diç- ka, të takoj miqtë ose të shkoj në teatër. Disa njerëz mund të ndihen të vjetër në moshën 45-vjeçare, ndërsa disa të tjerë ndihen ende të rinj në moshën 75-vjeçare. Tani detyra ime e re është të nxjerr Bajernin nga situata ku është futur. Taktikisht, në futboll kanë ndryshuar vetëm nuancat e tij, gjatë viteve të fundit.

ANTON LUMEZI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"