E bëri “sefte” në Champions, Ikardi: E prisnim prej 3 muajsh këtë ndeshje, mund të fitojmë me këdo

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 18, 2018 | 23:07

E bëri “sefte” në Champions, Ikardi: E prisnim prej 3 muajsh këtë ndeshje, mund të fitojmë me këdo

Një ndeshje e çmendur. Në vuajtje nga minuta e parë deri në të 85-tën, pothuajse pa prekur asnjë top. Edhe ato pak që preku, nuk është se shkonin shumë mirë. Më pas, një krosim nga Azamoah nga ana e majtë, dhe Ikardi vendos të shpërthejë, dhe të shënojë për herë të parë në karrierën e tij në Champions League. Pas ndeshjes, kapiteni i zikaltërve shpreh euforinë dhe emocionet e atij momenti.

ikardi

“Azamoah më dha një top fantastik dhe në fund, gjithçka përfundoi me sukses, duke e dërguar në rrjetë. Një natë spektakolare, bëmë atë që duhej të bënim. Kemi një skuadër të fortë, dhe mund të luajmë me këdo, pavarëisht atij starti që kemi bër ënë kampionat. E kemi pritur këtë ndeshje prej tri muajsh, kështu që pas kësaj fitoreje, kemi akoma më shumë forcë për t’u përmirësuar edhe në kampionat. Fitorja na jep forcë të ecim përpara, por duhet të mbetemi të qetë. Nuk e di nëse është ndeshja e kthimit për ne, por të shtunën është e sigurt që do luajmë një ndeshje me mentalitet tjetër nga ato që kemi luajtur këto 4 javët e para.” – deklaroi Ikardi.






www.minuta90.com