E bën rrugë në Angli, Broja hero i Çelsit në derbin e Londrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2020 | 22:11

E bën rrugë në Angli, Broja hero i Çelsit në derbin e Londrës

Sulmuesi i ekipeve zinxhir të Çelsit dhe Shpresave Armando Broja dëshmon sërish potencialin e tij.

broja

Futbollisti shqiptar i dha fitoren këtë herë Çelsit U23 në derbin e Premier Ligë 2 kundër bashkëmoshatarëve të Totenhemit. 18-vjeçari ishte protagonisti dhe heroi i vetëm i sfidës së 13 të këtij sezoni në Premier Ligë 2 duke e mbajtur ekipin e tij në vendin e parë.

Broja aktivizohet me Çelsin U19 ku deri tani ka një mesatare 1 gol për ndeshje, ndërsa është aktivizuar në 6 takime me Çelsin U23.

Ai është njëri prej lojtarëve shqiptarë më në formë në këtë moment dhe për paraqitjet rezultative drejtuesit e Çelsit i rinovuan kontratën për 3 vite Brojës.

broja-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"