“E arritëm objektivin”, drejtuesi i Juventusit flet për Pogba: Na duhet një mesfushor i tillë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2022 | 20:49

“E arritëm objektivin”, drejtuesi i Juventusit flet për Pogba: Na duhet një mesfushor i tillë

Mauricio Arrivabene, shefi ekzekutiv i Juventusit, ka folur për mediat paka para fillimit të sfidës së bardhezinjve ndaj Lacios, duke e cilësuar sezonin si të suksesshëm sa i përket arritjes së objektivit minimal, edhe pse u mbyll pa asnjë trofe.

pgba

“Dukë marrë në konsideratë vitin e kaluar me vendin e katërt të siguruar në javën e fundit falë barazimit të Napolit dhe duke marrë në konsideratë që objektivi këtë vit ishte sigurimi i Ligës së Kampioneve, mund të them se objektivi është arritur. Pastaj nëse nuk fiton titullin, keqardhja ekziston gjithmonë, sigurisht, pasi kampionatet duhen fituar. Gjendemi përballë një ndryshimi brezash dhe është normale që duhet të rindërtohet. Fitorja është e vetmja gjë që vlen, sot dhe nesër. Kjo është një fazë rikonstruktimi dhe të arrish në Ligën e Kampioneve është një gjë e mirë”, tha ai.

“Takimi për Pogba? Pogba është një lojtar i Mançester Junajtid. Respekt për të dhe për ekipin e tij. Pasi e them këtë, theksoj se menaxherët e Pogba janë edhe të Ken dhe Pelegrini, ndaj është normale që të takohemi. Objektivi i diskutimeve nuk ishte aspak Pogba.

A nevojitet në mesfushë një lojtar i nivelit të Pogba apo Milinkoviç=Saviç? Për çështje korrektësie, nëse duhet të flasim me Pogba, më parë duhet të flasim me Junajtid. Është një akord xhentëlmenësh mes dy skuadrave. Por te diskutimi i mesfushorit jam dakord, po vlerësojmë situatën. Nevojitet një ekuilibër i duhur mes mbrojtjes, sulmit dhe mesfushës, por padyshim që ekziston një diskutim i tillë”, tha Arrivabene duke lënë të kuptohej se Juventusi tashmë kërkonte një lider të ri për mesfushën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"