E ardhmja Strakoshës mbetet ende pezull, De Biazi komenton situatën e gardianit: Ai duhet të largohet nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 23:19

E ardhmja Strakoshës mbetet ende pezull, De Biazi komenton situatën e gardianit: Ai duhet të largohet nga…

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ishte i ftuar në “TMW Radio”, ku foli për situatat e Interit, Milanit dhe Juventusit në merkato. Italiani gjithashtu foli dhe për situatën e Thomas Strakoshës, e ardhmja e së cilit vazhdon të jetë pezull.

strakosha-de biazi

“Strakosha duhet të përmirësohet dhe pak më shumë. Mendoj se ai duhet të largohet nga Italia, që të luajë me paqe në mendjen e tij. Në Itali ka shumë presion mes presidentëve, trajnerëve dhe agjentëve”, ishin fjalët e ish-teknikut kuqezi.

Gardiani shqiptar është në kërkim të një skuadre të re pas largimit nga Lacio dhe për të deri më tani janë interesuar Çelsi dhe Njukasëlli, por kjo e fundit është tërhequr pas transferimit të portierit anglez, Nik Pop.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"