E ardhmja në “duart” e KAS-it, Flamurtari kontakton Ilir Dajën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2018 | 21:03

E ardhmja në “duart” e KAS-it, Flamurtari kontakton Ilir Dajën

Ilir Daja duket se është i preferuari i drejtuesve të Flamurtarit mes shumë kandidatëve që janë lakuar për stolin kuqezi. Drejtuesit vlonjatë nuk po nxitojnë për shkak se presin çfarë do të ndodhë me Skënderbeun për të zyrtarizuar më pas negociatat me Dajën. Kandidatë janë edhe Skënder Gega, Mlladen Milinkoviç e Hasan Lika. Daja

Ndërsa nuk mungojnë as pista nga jashtë vendit. Por, administratori Idrizi theksoi dy ditë më parë për gazetën se nuk dëshiron të gabojë. Në rast të konfirmimit të dënimit nga KAS, atëherë më shumë mundësi Daja do të ulet në stolin e vlonjatëve, pas 2 sezoneve te Skënderbeut.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"