E ardhmja me Ferrarin, përgjigja e Lëklerk “shtang” fansat: Nuk po mendoj për rinovimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2023 | 11:10

E ardhmja me Ferrarin, përgjigja e Lëklerk “shtang” fansat: Nuk po mendoj për rinovimin

Sharl Lëklerk shihet si piloti që do t’i sjellë titullin kampion Ferrarit në Formula 1, me “kokëkuqen” që e pret këtë prej më shumë se një dekade.

leklerk

Gjithsesi piloti monegask duket se nuk është i fokusuar te rinovimi i kontratës me skuadrën italiane, duke i “shtangur” në një farë mënyre fansat e Ferrarit.

“Tani e rëndësishme është gara. Rinovimi i kontratës nuk është në qendër të mendimeve të mija, ndoshta se janë dhe dy vite të mbetura. Ka akoma shumë kohë për ta diskutuar këtë”, ishin fjalët e 25-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"